Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Verë “e nxehtë” në SuperSport/ El Clasico, derbi i Anglisë dhe shumë miqësore luksi

Korriku është një muaj pushimi për ligat më të forta europiane të futbollit, por jo për SuperSport, që do të sjellë për të gjithë abonentët miqësoret e luksit mes klubeve më të mëdha, që do të matin forcat me njëri-tjetrin në këtë muaj përgatitor.

Gjithçka nis prej 12 korrikut, kur Manchester United i Eric Ten Haag do të bëjë prezantimi ne parë në fushë dhe jo ndaj një kundërshtari dosido, por një rivali historik të ‘djajve të kuq”, Liverpoolit.

Më 23 korrik vëmendja do të jetë te derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Chelsea-t, dy skuadra që do të testojnë blerjet e reja dhe gjendjen e tyre, vetëm pak ditë para startit të sezonit të ri, në një tjetër miqësore luksi.

Vetëm një ditë më vonë, vëmendja do të kalojë te El Clasico-ja e famshme spanjolle, me Realin e Madridit dhe Barcelonën që do përballen në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një sfidë në kulmin e përgatitjeve verore.

Më 30 korrik, në ekranin e SuperSport do të vijë edhe miqësorja mes Interit dhe Lyonit, ndërsa një ditë më vonë, më 31 korrik do të transmetohen miqësoret Real Madrid-Juventus dhe Marseille-Milan.

Këtyre sfidave u shtohen padyshim edhe shumë përballje të tjera zyrtare, si Superkupa e Gjermanisë mes Bayernit të Mynihut dhe Leipzig, e planifikuar për më 30 korrik, Superkupa e Francës mes PSG-së dhe Nantes, e planifikuar më 31 korrik, por edhe eliminatoret e skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane.

Kalendari i muajit Korrik në SuperSport…

Kalendari

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...