Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Verë e “nxehtë” për Brojën, një tjetër klub anglez kërkon shqiptarin

Përveç Arsenal, Tottenham, Newcastle e Everton, garës për Armando Brojën i është bashkuar edhe West Ham. “The Hammers” e kanë deklaruar publikisht interesin e tyre për sulmuesin e Chelsea-t.

Megjithatë në garën për shqiptarin West Ham nuk duhet të “kalojë” vetëm klubet e Premier League, por edhe Napolin e Interin në Seria A.

“The Hammers” duan që të përforcojnë sulmin duke qenë se para kanë nisjen e Conference League dhe ndër emrat që janë duke ndjekur me më shumë vëmendje është Broja.

20-vjeçari shqiptar ka shënuar 9 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Southampton këtë sezon, ku ndodhej në formë huazimi.

Ndërsa me Chelsea-n ka bërë vetëm një paraqitje, por duhet theksuar se Broja ka kontratë deri në 2026-ën me “blutë” dhe do shihet në vijim nëse klubi londinez do e shesë shqiptarin, pasi pak javë më parë trajneri Thomas Tuchel shprehu pëlqim për lojën e Brojës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...