Kosova

Verë e nxehtë për futbollistët e Kosovës, kanë kërkesa të shumta në merkato

Forma e mirë e shumë futbollistëve të Kosovës do të bëjë që vera e ardhshme të jetë shumë e nxehtë sa i përket transferimeve. Më së paku 8 futbollistë do të ndryshojnë skuadrat dhe shumica prej tyre do të ngrihen në një nivel më të lartë të futbollit.

Duke nisur nga portierët, Samir Ujkani, Aro Muric dhe Visar Bekaj. Ky i fundit po numëron ditët e fundit të qëndrimit te Prishtina, pasi ka disa oferta nga skuadra të ndryshme në Evropë dhe dëshiron që të largohet nga Kosova.

Situata e Samir Ujkanit te Rizespori nuk është e mirë. Ai ka mbetur vetëm simbolikisht lojtar i skuadrës turke, sepse që nga janari nuk është përfshirë në asnjë ndeshje dhe në afatin e ardhshëm kalimtar do të largohet. Preferencë e tij mund të jetë liga e dytë italiane, Serie B.

Aro Muric i Manchester Cityt, është zgjedhja e dytë e trajnerit Pep Guardiola, por si 20-vjeçar, portieri kosovar dëshiron më tepër hapësirë dhe pritet që të huazohet tek ndonjë skuadër tjetër në Angli për të luajtur më tepër.

Për mbrojtësin Mërgim Vojvoda ky edicion ka qenë më i miri në karrierë, sidomos me Kosovën, ku ka pasur paraqitje të mira që u kanë rënë në sy agjentëve të futbollit. Anëtari i skuadrës belge Mouscron ka pranuar që ka oferta nga skuadra të Bundesligës dhe Ligës franceze, dhe qershori pritet ta gjejë atë në një klub të ri.

Formë në ngritje ka pasur edhe mesfushori Benjamin Kololli, që të Kosova është aktivizuar si mbrojtës i majtë. 26-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë pjesë e futbollit zviceran. Vitin e kaluar ishte trasnferuar te Zurichu dhe padyshim ky ka qenë stinori më produktiv për të, edhe te Kosova ku ishte vendimtar me disa gola të realizuar në Nations League.

Florent Hasani u grumbullua me Kosovën për herë të parë muajin e kaluar. Mesfushori që aktualisht aktivizohet te skuadra hungareze Diosgyar, ka marrë oferta nga disa skuadra dhe në verë pritet të largohet nga Hungaria.

Edhe sulmuesit e Kosovës sivjet kanë qenë në formë të mirë. Sidomos Vedat Muriqi dhe Lirim Kastrati. Agjenti i Vedat Muriqit e ka pranuar se përveç ofertave nga Fenerbahce dhe Beshiktash, 25-vjeçari kërkohet edhe në Gjermani e Itali. Sivjet Muriqi ka realizuar 13 gola dhe 7 asistime në Superligën e Turqisë. Sipas të gjitha gjasave në afatin e ardhshëm kalimtar ai do të largohet nga Rizespori.

Për trajnerin Bernard Challandes gjithë këto lëvizje do të jenë shumë pozitive, sepse ky është tregues që shumica e futbollistëve kosovar po shënojnë ngritje të theksuar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency