Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Verë “e nxehtë” për Inter, dy emrat e parë që dëshiron të afrojë

Interi do të bëjë një revolucion të vërtetë në verë, me disa lojtarë të cilëve u skadojnë kontratat dhe që do të largohen nga Milano. Nga ana tjetër, në frontin e afrimeve, po mbahen në vëzhgim disa emra të rëndësishëm.

Siç raportojnë mediet italiane, emrat që Inter dëshiron të afrojë këtë verë janë Marcus Thuram dhe Roberto Firmino, të cilët në fund të sezonit do të kenë mbyllur eksperiencat e tyre përkatëse me Borussia Monchengladbach dhe Liverpool.

Lexo edhe:

Për francezin të interesuar janë edhe Bayern Munich dhe Neëcastle, por Interi lëvizi shpejt duke propozuar një kontratë shumëvjeçare me vlerë 5 milionë euro plus bonuse në sezon.

Ashtu si Thuram, Firmino është një lojtar shumë i pëlqyer nga Inter dhe duke qenë se i ka komunikuar Klopp se dëshiron të provojë një sfidë të re, italianët janë gati të hidhen në sulm për të.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...