Klubi i Romës po mendon që të bëjë disa ndryshime në skuadër dhe sipas raportimeve të medieve italiane, emrat të cilët klubi “verdhekuq” synon t’i mbajë në skuadër dhe që cilësohen si të paprekshëm janë nëntë: Rui Patricio, Mancini, Smalling, Cristante, Matic, Pellegrini dhe Dybala, ndërsa El Shaarawy dhe Karsdorp shihen si zëvendësues të mirë.
Georginio Wijnaldum dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, nga ana tjetër, po ashtu do të vijojnë të jenë pjesë e Romës sezonin e ardhshëm, pasi klubi nuk ka ndërmend t’i nxjerrë në shitje.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Roma ka një tjetër listë me emra, të cilët pritet të largohen nga ekipi, si Tammy Abraham dhe Roger Ibanez që po shohin vetë për destinacione të reja, teksa Leonardo Spinazzola dhe Ola Solbakken po ashtu do të largohen.
