Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interekord/ Zikaltrit mposhtin Veronën dhe marrin vendin e dytë (Video)

Inter ia del të marrë fitoren në Verona, me rezultatin 1-2 dhe rikthehet në vendin e dytë të renditjes, me 29 pikë. Ndonëse jo pa vështirësi, zikaltrit kanë vendosur një rekord sot, sepse kanë regjistruar nisjen më të mirë të sezonit, me 29 pikë në 11 takime, duke lënë pas Interin e Mourinhos, me 28 pikë në 11 ndeshjet e para.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin, pas golit të Borja Valeros, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim të Candrevës. Gjithsesi, zikaltrit vuajtën shumë të zhbllokojnë rezultatin, sepse përballë kishin një Verona të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, që linte shumë pak hapësira.

Në pjesën e dytë Verona hidhet në kërkim të golit të barazimit dhe sfida bëhet shumë emocionuese. Në minutën e 56’, një gabim i Dambrosios detyron portierin Handanoviç të bëjë faull ndaj Çerçit dhe gjyqtari, pasi u konsultua me moviolën, akordoi 11 metërsh. Pazzini, i sapofutur në fushë, ekzekutoi saktë penalltinë, duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Vetëm 8 minuta më pas, ishte kroati Perisiç, që shënoi një supergol në trekëndëshin e portës së Veronës dhe riktheu avantazhin në favor të Interit. Minutat në vijim ishin shumë emocionuese, me raste në të dyja portat, por pa sjellë ndryshim rezultati.

Pas javës së 11, të Serisë A, renditja kryesohet nga Napoli me 31 pikë, i ndjekur nga Interi me 29 dhe Juventus e Lazio, me 28.

67’ – Super gol i Perisiç dhe Inter rikthehet në avantazh. Kroati ka gjuajtur në mënyrë të shkëlqyer një top të larguar nga mbrojtja veroneze, duke gjetur trekëndëshin e portës kundërshtare.

59’ – VAR ndëshkon Interin. Pazzini i sapofutur shndërron në gol një 11 metërsh të akorduar me ndihmën e teknologjisë. Handanoviç tenton të largojë një top, por sipas gjyqtarit ka shkaktuar faull ndaj Çerçit, i cili po mbronte topin.

Inter mbyll pjesën e parë në avantazh, pas golit të Borja Valeros, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim të Candrevës. Gjithsesi, zikaltrit vuajtën shumë të zhbllokojnë rezultatin, sepse përballë kishin një Verona të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, që linte shumë pak hapësira.

35’ – Inter kalon në avantazh. Borja Valero ndjek mjaft mirë një krosim të Candrevës dhe e dërgon në rrjetë, duke shënuar golin e parë me fanelën zikaltër.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...