Merkato

Verona transferon një sulmues nga Udinese, Benevento huazon Depaolin

Pasi ka vuajtur shumë me repartin e avancuar dhe ka eksperimentuar me shumë emra të rinj, klubi i Veronës ka vendosur të afrojë Kevin Lasagnën nga Udinese, për t’i besuar udhëheqjen e sulmit.

Futbollisti 28-vjeçar do të transferohen në huazim 18-mujor, me Veronën që ka ruajtur të drejtën e blerjes, e cila shndërrohet në detyrim blerjeje nëse arrihet një numër i caktuar aktivizimesh.

Kevin Lasagna ka zgjedhur të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 92, njësoj si viti i tij i lindjes, ndërsa te Verona do të ketë misionin e vështirë të udhëheqjes së sulmit dhe dërgimit të topit në rrjetë.

Klubi i drejtuar nga kroati Juriç solli në verë një emër si Nikola Kalinic nga Atletico e Madridit, por edhe ky nuk arriti të shndërrohet në lider të skuadrës, që luan mirë dhe merr rezultate, kryesisht nga golat që shënohen nga mbrojtësit e mesfushorët.

Ndërkohë klubi i Beneventos ka bërë gjithashtu një goditje në merkato, pasi ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje anësorin Fabio Depaoli. Ky i fundit është në pronësi të Atalantës, por në pjesën e parë të sezonit ishte në huazim te Sampdoria, ku luajti shumë pak, ndërsa nga nesër do të jetë nën urdhrat e Pippo Inzaghit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency