Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Verona vazhdon të impresionojë, mposht me përmbysje Genoan

Verona mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti mbrëmjen e sotme Genoan me rezultatin 2-1 me përmbysje në stadiumin “Bentegodi” dhe u ngjit në vendin e tetë me 25 pikë, duke lënë pas vetes skuadra si Milani e Napoli.

Të besuarit e trajnerit Juric dominuan takimin thuajse gjatë gjithë 90-minutëshit, por pjesën e parë e mbyllën në disavantazh, pasi kuqeblutë e ardhur nga Genoa gjetën golin me anë të sulmuesit Sanabria.

Në pjesën e dytë Verona gjeti fillimisht barazimin me anë të sulmuesit Verre që ekzekutoi saktë një 11-metërsh, ndërsa më pas shënuan edhe golin e fitores me anë të Zacagnit, duke marrë një 3-pikësh tërësisht të merituar.

Titullarë në këtë takim ishin edhe mbrojtësit shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, ndërsa te Genoa debutoi mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Valon Berhami.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...