Ligue 1

Verratti-tifozëve të PSG-së: Ta harrojmë Realin, është koha për të festuar

Marco Verratti kërkon “armëpushim” nga tifozët e Paris Saint-Germain dhe iu bën thirrje që ta harrojnë ndeshjen ndaj Real Madrid, që i eliminoi ata që në raundin e 1/8-ave nga Champions League.

Në konferencën e dhënë për mediat pas sigurimit matematikisht të titullit të Ligue 1, mesfushori theksoi se është koha që ta lënë pas çfarë ndodhi ndaj reali dhe të festojnë trofeun.

“E di që tifozët janë ende të zhgënjyer me humbjen kundër Real Madridit, por në një moment ne duhet të vazhdojmë përpara. Tifozët janë njerëz ashtu si ne, ata kanë të drejtë të bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë, por ata duhet ta dine se ne, lojtarët gjithmonë japim gjithçka në fushë. Vetëm një ekip fiton Champions League çdo vit, një ekip madhështor. PSG do të vazhdojë të përpiqet, por ndërkohë kjo e Ligue 1 është një trofe i rëndësishëm që do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”,-deklaroi italiani një ditë pasi parizienët siguruan titullin kampion në ndeshjen e të shtunës ndaj Lens, e cila u mbyll me barazimin 1-1, me golin që për PSG-në e realizoi Lionel Messi.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency