Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Versioni më i mirë i Calhanoglu/ Inter e shijon, por mund ta humbasë shpejt turkun

Pas largimit të Marcelo Brozovic në merkaton e verës, trajneri i Inter, Simone Inzaghi mendoi një zgjidhje speciale për të zëvendësuar kroatin. “Çelësat” e mesfushës ia kaloi Hakan Calhanoglu me turkun që u detyrua të bënte disa metra pas në fushë dhe të merrte përsipër rolin e organizatorit.

Deri në këtë pikë të sezonit, ideja e Inzaghit ka rezultuar gjeniale. 29-vjeçari është përshtatur në mënyrë perfekte dhe tashmë konsiderohet si një nga regjizorët më të mirë të Europës. Shtuar këtu faktin që pavarësisht rolit të ri, sërish Calhanoglu shënon gola dhe deri më tani mes Serie A dhe Champions ka realizuar shtatë të tillë, pa lënë mënjanë edhe një asist në kampionat.

Lexoni edhe:

Një “xhevahir” i vërtetë për Inter, por me shkëlqimin e Calhanoglu ndjehet edhe “kërcënimi” për italianët. Kjo pasi turku po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve angleze, veçanërisht të Chelseat dhe të Liverpool. Aktualisht, Inter mbrohet me kontratën e cila është e vlefshme deri në vitin 2027, mirëpo në rast të një oferte bujare nga Premier League, atëherë Calhanoglu edhe mund të joshet për të provuar një kampionat të ri.

Pa harruar këtu klubet arabe, të cilat edhe në verë tentuan të transferonin mesfushorin dhe që mund të rikthehen sërish me një ofertë të parezistueshme për Inter.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...