Botërori i Formula 1 u rikthye pas një pauze gati 1-mujore. Pasditen e së shtunës ulën siparin provat zyrtare të Çmimit të madh të Holandës. Në vendin e tij të lindjes, piloti i Red Bullit, Max Verstappen, nuk zhgënjeu.
Ai arriti që në sesionin e 3-të të realizonte kohën më të shpejtë, duke siguruar “pole positionin” e radhës këtë sezon. Holandezi la pas Landon Norris (McLaren) dhe George Russel (Mercedes).
Piloti tjetër i austriakëve të Red Bull-it, Sergio Perez, nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të. Një e shtunë tjetër për t’u harruar për Ferrarin, teksa Carlos Sainz dhe Charles Leclerc duket se nuk po “hyjnë” akoma në ritmet e Botërorit, teksa u renditën respektivisht i 6-ti dhe i 9-ti.
Lexoni edhe:
- De Biasi: Pulisic ka gjithçka i duhet “Djallit”, ju tregoj pretendentët për titullin
- VIDEO/ Daku gjen golin e dytë në Rusi, i shënon Dinamos së Moskës
- Lukaku flet nga Belgjika: Jam nervoz, nesër firmos në Itali
- VIDEO/ Gosens rilind në Bundesligë, shënon dy herë në ndeshjen e parë si titullar
Këto prova ishin interesante pasi surpriza mban emrin e Alexander Albon (Williams), teksa piloti britanik siguroi vendin e 4-t të nisjes në garën e së dielës. Pritet të konfirmohet nëse kjo sfidë do të jetë pasuesja e gjithë të tjerave, apo Ferrari dhe ndjekësit e tjerë të Red Bullit do të bëjnë çmos që këta të fundit ta kenë të vështirë suksesin.
