Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen dominon në Austri, titulli më afër!

Max Verstappen afrohet gjithnjë e më shumë me titullin e parë kampion në karrierë në Formula 1. Piloti holandez i Red Bullit regjistroi fitoren e 3-të radhazi dhe të 5-ën në këtë sezon pasi triumfoi duke dominuar nga Çmimin e Madh të Austrisë në shtëpinë e Red Bullit në pistën e Spielberg. Verstappen përfitoi edhe nga vendi i 4-t i Hamilton në këtë garë duke u shkëputur më shumë në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Tashmë diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme ka shkuar në 32 pikë. Verstappen do tentojë deri në fund për të fituar titullin e parë kampion në Formula me skuderinë Red Bull.Verstappen në garën e sotme la pas pilotin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa vendin tjetër në podium e mori Lando Norris i Mclaren, i cili vazhdon të renditet në zonën e pikëve. Carlos Sainz me Ferrari mori në fund vendin e pestë, përpara Perez të penalizuar, kurse “Kokëkuqja” tjetër me Leclerc në timon e mbylli në vendin e tetë garën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...