Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen dominon provat e lira, zhgënjen Ferrari dhe Hamilton

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Në dy sesionet e para të provave të lira, Red Bull dhe Max Verstappen konfirmuan supremacinë. Piloti holandez ishte i pakapshëm nga kundërshtarët teksa ai që iu afrua disi ishte Fernando Alonso me Aston Martin. Nga ana tjetër, në vend të tretë i mbylli provat Sergio Perez, piloti meksikan i Red Bull. Ndërkohë, konfirmohen vështirësitë për Ferrarin. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk shkuan dot më shumë se vendi i nëntë dhe i dhjetë teksa piloti moengask ishte thuajse një sekondë më i ngadaltë se Verstappen.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, një moment i vështirë është ende edhe për Mercedesin. Piloti kryesor i gjermanëve, Lewis Hamilton i mbylli provat e lira në vendin e 11-të ndërsa shumë më mirë bëri George Russell që përfundoi i pesti.

Gjithsesi, ditën e shtunë do të ketë edhe një tjetër sesion të provave të lira ndërsa më pas do të zhvillohen provat zyrtare që do të vendosin edhe startin zyrtar për garën e së dielës teksa Ferrari dhe Mercedes kanë ende kohë për lëvizjet e fundit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...