Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen fiton në Spanjë dhe shkëputet në krye, Hamilton “prek” podiumin

Pas Çmimit të Madh të Kanadasë, Max Verstappen triumfon edhe në Spanjë në cirkuitin e Montmelo. Holandezi, u nis nga vendi i dytë pasLando Norris, megjithatë në start ai që befasoi ishte George Russell që nga vendi i katërt ia doli të merrte kryesimin. Gjithsesi, pak metra mjaftuan dhe kampioni i trefishtë i botës e parakaloi britanikun e Mercedes për të nisur më pas një shkëputje që i dhuroi qetësinë e duhur në garë.

Situata për kreun u bë interesante në xhiron e 45 kur Verstappen pa t’i afrohej Norris dhe u fut në bokse për të vendosur gomat e buta. Piloti i Mclaren mori kryesimin, por shpejt kuptoi se do t’i duhej edhe atij për të vendosur gomat e buta për të qëndruar pranë Verstappen.

Lexo edhe:

Në fund, Norris provoi të shtynte në maksimum për t’i rrëmbyer fitoren Verstappen, por ishte holandezi që e kaloi i pari vijën e finishit.

Norris i duhej të kënaqej me vendin e dytë ndërsa Hamilton fitoi duelin për vendin e tretë me shokun e skuadrës Russell ndërsa Leclerc e mbylli garën aty ku e nisi, në vendin e pestë. Sa i takon Sainz, spanjolli u renditi gjashti ndërsa Sergio Perez u mjaftua me vendin e nëntë.

Pas kësaj gare, Verstappen rrit edhe më shumë diferencat në krye të klasifikimit me pilotin e Redbull që është në kuotën e 219 pikëve, i ndjekur nga Norris me 150 pikë ndërsa në vend të tretë është Leclerc me 148 pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....