Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen flet për aksidentin me Hamilton dhe “krisjen” me Perez: Qëllimi i tij nuk është gara!

Çmimi i Madh i Brazilit riktheu edhe njëherë duelin e zjarrtë mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen. Britaniku dhe holandezi u përplasën në startin e dytë të sfidës, teksa ai që e pësoi më rëndë ishte Kampioni i Botës në fuqi makina e të cilit u dëmtua me 25-vjeçarin që u detyrua të futej në bokse ndërsa mori edhe një penalizim me pesë sekonda nga komisarët e garës. Në fakt, ishte një garë e trazuar për Verstappen që pati mosmarrëveshje edhe me shokun e skuadrës, Sergio Perez teksa nuk pranoi t’i hapte krahun meksikanit që është në garë për vendin e dytë të kampionatit.

“Në duelin me Hamilton unë u futa nga pjesa e jashtme e pistës dhe menjëherë e kuptova se ai nuk do të më linte hapësirë. Unë nuk hoqa dorë dhe u futa në kthesë, e dija shumë mirë që do të përplaseshim. Por, ajo përplasje i kushtoi fitoren Hamilton ndërsa unë u ndëshkova me pesë sekonda. Gjithsesi, nuk më intereson sepse ishim shumë të ngadaltë në garë. Por, është për të ardhur keq sepse mendoja se me Hamilton mund të garoja normalisht, por jam i sigurt se në pistë qëllimi nuk ishte për të garuar.

Perez? Para se të niste sezoni, fola me skuadrën dhe e kam bërë të qartë se nuk jam nga ata që hapin krahun në pistë. Ua kam thënë edhe arsyet, të cilat mendoj të mos i bëj publike. Mendoj se skuadra e ka kuptuar, dhe kjo nuk është diçka e re për mua, por as për ata. E rëndësishme është që së bashku me skuadrën ta analizojmë këtë situatë dhe të ecim para. Në Abu Dhabi shkojmë për të fituar garën dhe nëse është mundësia për të ndihmuar Perez, atëherë do ta bëj”, u shpreh Verstappen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...