Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen i beson skuadrës në lidhje me rregulloren, holandezi: Vështirë të parakaloje në Singapor!

Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë në Çmimin e Madh të Singaporit, teksa shpërdoroi mundësinë e parë në dispozicion për t’u shpallur për herë të dytë Kampion i Botës në Formula 1.

Tashmë, vëmendja kalon te gara e radhës e cila zhvillohet në Japoni me holandezin që ka përfunduar në mes të polemikave në lidhje me shpenzimet e RedBull sezonin e kaluar, teksa ka edhe nga ata të cilët kërkojnë që 25-vjeçarit t’i hiqet titulli. Megjithatë, Verstappen shprehet i qetë pas garës së Singaporit ku theksoi se beson te skuadra e tij dhe është i bindur se te RedBull kanë respektuar rregulloren.

“Nuk merrem me fjalët në lidhje me shkeljen e rregullave nga RedBull sezonin e kaluar, unë kam besim se skuderia ka marrë vendimet e duhura dhe ka zbatuar rregulloren. Gara e Singaporit? Nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duhej të parakaloja shumë pilotë.

Por, ishte shumë e vështirë të parakaloje në Singapor, më pas erdhi dueli me Norris. E dëmtova makinën dhe u desh të rikthehesha në bokse. Pas atij momenti mendova vetëm për të marrë sa më shumë pikë, pasi për të fituar nuk ishte e mundur”, u shpreh Verstappen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...