Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen iu “lë targën” rivalëve në prova, holandezi: U argëtova, makina është e shpejtë!

Sezoni i ri i Formula 1 do të startojë më datë 29 shkurt në Bahrein, vend në të cilin aktualisht kanë nisur edhe provat e para për këtë vit. Në ditën e parë të testimeve në vigjilje të sezonit të ri, RedBulli i Max Verstappen u konfirmua si makina më e shpejtë dhe si pretendente për titullin e radhës.

Holandezi i “targën” rivalëve në prova duke rezultuar 1.1 sekonda më i shpejtë se Lando Norris me Mclaren teksa kohën e tretë më të mirë e realizoi Carlos Sainz me Ferrarin. Shumë larg pritshmërive u shfaqën Leclerc e Hamilton, edhe pse duhet theksuar se ishte vetëm dita e parë e provave.

Pas këtyre testeve në Bahrein, Max Verstappen u shfaq tejet i lumtur ndërsa theksoi se i kishte munguar ndjesia e të garuarit në Formula 1.

Lexo edhe:

“Është ndjesi shumë e bukur të rikthehemi sërish. Ishte një ditë e këndshme, provuam disa gjëra të reja me makinën dhe jam i lumtur në përgjithësi. U argëtova në pistë, makina është e shpejtë, e balancuar dhe u përgjigj mirë. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për testime, por mbeta shumë i kënaqur”, theksoi tre herë kampioni i Botës në Formula 1.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....