Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen kundër drejtuesve: Ka tension, situata mund të “shpërthejë”

Kampionati Botëror i Formula 1 ngriti siparin fundjavën që lamë pas me garën e parë, e vlefshme për çmimin e madh të Bahreinit. Red Bulli dhe Max Verstappen u rikonfirmuan si pretendentët absolut të këtij edicioni.

Por, në skuderinë austriake kanë filluar problemet e para të brendshme, që kanë zanafillën nga hetimi që këta te fundit i bënë drejtuesit kryesor, Christian Horner.

Së fundmi, ish-piloti holandez dhe njëkohësisht babai i Max Verstappen, Jos Verstappen, “turbulloi” ambientin me deklaratën e tij të fundit në drejtim të Horner:

Lexo edhe:

Ka një tension në skuderi, për sa kohë Horner vazhdon të jetë në pozicionin e drejtuesit të Red Bull-it. Harmonia rrezikon të shkatërrohet. Horner luan rolin e viktimës, por është ai që po shkakton problem me qëndrimin e tij. Kam frikë se situata brenda grupit mund të shpërthejë”, mbylli deklaratën e tij Jos Verstappen.

Gjatë karrierës së tij, 52-vjeçari ka qenë aktiv në Formula 1 për 6 vite, por asnjëherë nuk ka pasur suksesin që i biri i tij Max Verstappen po arrin në garat e shpejtësisë. Deri më tani holandezi ka fituar 3 tituj radhazi.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...