Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen në kuotën e 100 podiumeve, barazon gjashtë legjenda dhe bën më mirë se Schumacher

Max Verstappen dominoi në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite teksa në pistën e Jeddah, holandezi nuk pati rivalë dhe la me më shumë se 10 sekonda pas shokun e skuadrës, Sergio Perez. Për kampionin e trefishtë të botës, podiumi i arritur në Arabinë Saudite ishte i 100 në karrierë, duke e përfshirë 26-vjeçarin në “klubin” e 6 legjendave që e kanë arritur më parë këtë shifër.

Bëhet fjalë për legjenda si Michael Schumacher, Kimi Raikkonen, Alain Prost, Sebastien Vettel, Fernando Alonso dhe Lewis Hamilton.

Lexo edhe:

Nga këto 100 podiume, Verstappen ia ka dalë të ngjitet në katin më të lartë në plot 56 raste duke lënë pas në këtë statistikë edhe një si Michael Schumacher ndërsa një tjetër e veçantë është edhe se holandezi është piloti më i ri në moshë që e arrin në kuotën e 100 podiumeve.

Në dy garat e para të këtij sezoni, Verstappen ka treguar superioritet në çdo aspekt me kundërshtarët e tij dhe pritet që të thyejë të tjera rekorde në botën e shpejtësisë. Formula 1 rikthehet më datë 24 mars me Çmimin e Madh të Australisë.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...