Pas 12 garave dhe në një sezoni ku është shfaqur dominues, Red Bulli nuk arriti të fitonte në garën e fundit të këtij edicioni të Formula 1. Fundjava e kaluar ishte e mrekullueshme për Ferrarin, me spanjollin Carlos Sainz që triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit. Pas garës të së dielës, Max Verstappen u shpreh i pashqetësuar në media për këtë rezultat të Red Bullit;
“Ndodh edhe të mos fitojmë, nuk është problem se Ferrari fitoi një garë. Do ta tentojmë sërish fundjavën që vjen. Pista e Marinas është shumë e vështirë dhe nuk të lejon të japësh 100%. Gara e ardhshme në Japoni do të jetë ndryshe, shpresojmë që të arrijmë te fitorja, do të jemi më të shpejtë në pistë”.
Lexoni edhe:
- Shqipëria fiton medalje në Botërorin e Mundjes, Abkarov valvit flamurin “kuqezi” në Serbi
- Nuk ka fitues në “Arenën e Demave”, Partizani-Egnatia ndajnë pikët
- Salernitana ngec në shtëpi, Torino triumfon në “Stadio Arechi”
- VIDEO/ Ronaldo pritet si mbret në Teheran, qindra njerëz në aeroport
Red Bulli këtë sezon ka triumfuar në 12 gara në këtë edicion të Formula 1. Max Verstappen prej javësh e ka mbyllur diskutimin e titullit kampion, teksa dueli është për vendin e dytë me 3 pilotë në garë, Sergio Perez, Lewis Hamilton dhe veteranin Fernando Alonso.
Sfida e ardhshme e Botërorit të shpejtësisë do të jetë Çmimi i Madh i Japonisë në pistën e Suzukas, që mbahet fundjavën e ardhshme.
