Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen para garës së shtëpisë: Tifozët nuk garantojnë xhiro të shpejta, shoh vetëm festë!

Max Verstappen përgatit për një nga garat më të veçantë të sezonit në Formula 1, duke qenë se këtë fundjavë garohet në shtëpinë e tij, Holandë, në pistën e Zandvoort. Kampioni i Botës në fuqi do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë faktor në maksimum për të hedhur edhe një hap më shumë drejt titullit numër dy në karrierë.

Megjithatë, 24-vjeçari thekson se tifozët pavarësisht se do t’i garantojnë një mbështetje të zjarrtë, sërish nuk mund të jenë përcaktues kur vjen pun ate xhirot e shpejta në pistë.

“Zandvoort është një pistë e mrekullueshme, sidomos gjatë kualifikimeve. Krijohet një atmosferë e bukur dhe unë pres të shoh “Orange army”, edhe pse fatkeqësisht ata nuk mund të më sigurojnë xhirot e shpejta në pistë, atë duhet ta bëj unë dhe makina. Por, është një kënaqësi, kur je duke pilotuar dhe sheh aq shumë njerëz dhe ngjyra, duket sikur ata janë duke bërë festë dhe t’i ju kalon pranë.

Do të mundohem ta shijoj sa më shumë të jetë e mundur. Për t’iu rikthyer garës, Zandvoort është një pistë shumë e ndryshme nga ajo e SPA dhe këtu ka më pak shpejtësi në vijë të drejtë. Por, të shohim, është një çështje se sa më të shpejtë se të tjerët do të jemi”, u shpreh lideri i Botërorit, Max Verstappen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...