Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Verstappen “thumbon” Hamilton: Ka fituar prej makinës dhe…

Max Verstappen nuk është përfshirë në garat e Formulës 1 për të qenë një pilot meteor, i cili kalon në këtë kompeticion madhor pa lënë gjurmë thjesht për të thënë një ditë që edhe unë kam qenë dikur një pilot. Holandezi ka ambicie dhe synime madhore dhe këtë e ka treguar në pistë, ku nuk është tërhequr përballë pilotëve me më shumë përvojë, që kanë në muze tituj kampion bote, si Vettel e Hamilton. Pikërisht ndaj këtij të fundit vjen thumbimi i djaloshit të lindur në Hasselt të Belgjikës.

Ndoshta nuk e ka kapërdirë ende atë parakalim që britaniku kreu ndaj 21-vjeçarit 3 xhiro nga fundi në Çmimin e Madh të Hungarisë, parakalim që i dha fitoren kampionit në fuqi.

“Nuk është ndonjë pilot kushedi se çfarë, ka fituar kryesisht për meritë të makinës dhe sepse ka pasur shokë skuadre që nuk e kanë shqetësuar.”

Këto kanë qenë fjalët e Max Verstappen, i cili duket se nuk e vlerëson maksimalisht si pilot 34-vjeçarin nga Steveage. Nuk përdor lojëra fjalësh Verstappen, që synon të rrëzojë nga froni pikërisht pilotin e Mercedesin, diçka që vështirë se do të ndodhë në këtë edicion, duke qenë se diferenca në favor të Hamilton është 69 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...