Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Verstappen triumfon në Monza dhe prek titullin, ja kombinimi që e shpall kampion në Singapor

Max Verstappen i Red Bull fiton Çmimin e Madh të Italisë, duke lënë Charles Leclerc në vend të dytë në garën e zhvilluar në “shtëpinë e Ferrarit”, në Monza.

Kjo bëhet fitorja e 11-të e Verstappen për këtë kampionat dhe shkon në 115 pikë më shumë se Leclerc, gjë që do të thotë se ai mund të fitojë kampionatin në garën e ardhshme në Singapor.

George Russell i Mercedes zuri vendin e tretë, përpara Ferrarit të Carlos Sainz dhe Mercedesit të Lewis Hamilton.

Kjo garë ishtë një tjetër dështim për Ferrarin, që ashtu si shpesh këtë sezon, niset në pole, por dështon, ndërsa Verstappen bëri gjithçka në mënyrë perfekte, duke u nisur i shtati dhe rikuperuar 5 pozicione në dy xhiro, e më pas duke mbyllur garën i pari.

Në Singapor, nëse Verstappen fiton dhe Leclerc nuk merr pikë, atëherë holandezi i Red Bull shpallet matematikisht kampion bote për të dytin vit radhazi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...