Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Vertonghen nderon Mourinhon “in extremis”, “Djajtë e Kuq” ndalen nga Evertoni

Tottenhami vazhdon të rikuperojë pozicione në renditjen e Premier Leagues me Jose Mourinhon në stol. Skuadra Londineze fitoi 1-2 në fushën e Wolves, duke regjistuar suksesin e katërt në pesë ndeshje me portugezin në krye.

Në fakt, tri pikët e radhës erdhën “in-extremis”, falë golit të Jan Vertonghen në shtesë, teksa më parë kishin tundur rrjetën Lucas Moura për “Spurs”-at në minutën e 9-të dhe Traore (Wolves) në të 67-ën.

Tottenhami pas 17 javëve të para ngjitet në vendin e pestë (26 pikë), vetëm tri pikë larg zonën Champions.

Nuk arrin të bëjë tri fitore radhazi Manchester United, që përballë Evertonit, në “Old Trafford”, u ndal në barazim 1-1. Autogoli i Lindelof në minutën e 36-të shtroi presionin te “Djajtë e Kuq”, që pas shumë përpjekjesh arritën të barazonin me talentin Greenwood 13 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Vendësit bënë gjithçka për të marrë një fitore me përmbysje, por rezultati nuk ndryshoi më.

United i Solskjaer, pas këtij barazimi, rrëshqet në vendin e gjashtë me një pikë më pak se Tottenhami.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...