Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Veseli dhe Gjimshiti të bindur: Reagojmë ndaj Ukrainës

Frederik Veseli dhe Berat Gjimshiti ishin dy futbollistët e kombëtares kuqezi që u shfaqën në konferencën e radhës për shtyp përpara miqësorej ndaj Ukrainës që do të zhvillohet në datën 3 qershor në orën 16:00 në Evian të Francës.2 qëndërmbrojtësit u shfaqën optimistë për takimin e radhës ndaj Ukrainës, pavarsisht humbjes 3-0 në sfidën ndaj Kosovës. I pari që e mori fjalën ishte Veseli i cili në këtë sezon arriti të siguronte ngjitjen në Serinë A me Empolin.

“Problemi ndaj Kosovës nuk ishte vetëm në mbrojtje. Ishte e gjithë skuadra që nuk funksionoi,ne si lojtarë kur vijmë në kombëtare duam të luajmë e të luftojmë edhe nëse nuk jemi aktivizuar në ekipet tona,nuk ishte ndeshje e mirë ajo ndaj Kosovës, tani duhet të shikojmë përpara të bëjmë mirë me Ukrainën.Diskutojmë për çdo ndeshje, mendoj se do të ketë ndryshime në mbrojtje ndaj Ukrainës. Vendos trajneri por besoj se skuadra do të reagojë pas paraqitjes me Kosovën. Janë gabime që mund të përmirësohen ndaj Ukrainës.”

Dëshira për të reaguar pas asaj paraqitjeje shumë të dobët ndaj Kosovës është shumë e madhe te Shqipëria dhe këtë e konfirmoi edhe Berat Gjimshiti.

“Me Kosovën ishte ndeshje e dobët si ajo me Luksemburgun, mendoj se gjithmonë mund të reagojmë,besoj se para startit të Nations League mund të provohen disa lojtarë për të treguar vlerat e tyre.Çdo trajner ka mënyrat e veta për të punuar, tani duhet të lëmë pas Kosovën dhe të bëjmë më shumë me Ukrainën,ka rëndësi të përmirësohemi dhe të reagojmë për gabimet që kemi bërë dhe për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe jemi të hapur çdo gjë. Të gjithë lojtarët duan të reagojnë pas figurës së keqe me Kosovën”.

Përsa i përket të ardhmes së tij mbrojtësi i cili sezonin e fundit luajti si i huazuar nga Atalanta te Benevento, la gjithçka të hapur.

“Për momentin nuk kam folur me asnjë. Jam në grumbullim me kombëtaren dhe pastaj do të mendoj për pushimet. Pas pushimeve do të flas me menaxherin tim dhe do të vendosim. Kam dhe një vit kontratë me Atalantën. Në Itali ndihem mirë do më pëlqente të vazhdoja të luaja në Serinë A, por unë jam i hapur ndaj çdo oferte dhe mendoj se do të përshtatesha edhe në një kampionat tjetër”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...