Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Veseli: Mungesat? Nuk u japim rëndësi individëve, ja pse shkova te Benevento

Frederik Veseli përcjell optimizëm në konferencën për shtypin të Kombëtares, ku u shfaq krah sulmuesit Sokol Cikalleshi. Mbrojtësi i Benevenetos, pavarësisht mungesave të Kumbullës dhe Gjimshitit (plus Dermaku), e vë theksin te përformanca e grupit, jo te individët e veçantë.

Mungesa janë shumë të rëndësishme, por shumë herë na kanë munguar ose njëri ose tjetri. Pavarësisht kësaj, nuk u japim shumë rëndësi individëve, por grupit. Jemi të përqendruar për të bërë një ndeshje të mirë në nivel difensiv. Na vlen vetëm trepikëshi.”

Pozicioni i preferuar: “Më mirë jam në qendër, por i kam mbuluar edhe mungesat në krah kur ka qenë nevoja. Kam cilësitë dhe kapacitetet fizike. Normal që jam një qendërmbrojtës.”

Transferimi te Benevento: “Më kërkoi me ngulm Benevento, sepse ka ambicie për t’u kthyer në Serinë A. Gjendja ime në Salerno nuk ishte hiç e mirë, kisha dëmtime dhe probleme me trajnerin. M’u dha mundësia dhe shkova tek Benevento, ku ndihem shumë mirë.”

Gabimet në mbrojtje: “Kundër Izraelit, në shtëpi, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, por ndikuan gabimet individuale, që mund të ndodhin. Në analizat që kemi bërë, kemi kuptuar që gabimet individuale ishin më të rëndësishme, humbja ka ardhur nga ne, Izraeli nuk ka bërë ndonjë ndeshje të madhe. Secili duhet të marrë përgjegjësitë, të bëjmë një ndeshje të mirë në nivel difensiv. Të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari”.

Të rinjtë në Kombëtare: “Gjenerata e re ka shumë ambicie, shihet që secili po rritet në klubet më të mëdha. Kemi një skuadër me shumë cilësi, ekuilibër mes lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj. Shqipëria mund të shkojë përpara me këta lojtarë të rinj.”

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...