Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vështirësohet puna për Barçën, Dembele kërkohet nga gjigantët e Premier League

Ousmane Dembele është kthyer në një çështje që i bën me dhimbje koke krerët e Barcelonës. Përveç Paris Saint-Germain që prej muajsh interesohet për francezin, tashmë garës i është bashkuar edhe Liverpool.

Nga mediet spanjolle raportohet se “The Reds” kanë kontaktuar përfaqësuesit e 25-vjeçarit, për të ditur nëse Dembele do të ishte i gatshëm për një transferim në Premier League.

Deri në janar sulmuesi u duk i pashpresë te Barça, megjithatë pas marrjes së drejtimit të stolit katalanas nga Xavi gjithçka ndryshoi jo vetëm për rezultatet në lojë, por edhe për francezin.

Dembele u kthye në elemente të rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës dhe ndaj Xavi nuk dëshiron që ta humbasë sulmuesin dhe për këtë gjë u ka kërkuar drejtuesve që të punojnë për rinovimin e kontratës së tij.

Megjithatë me kërkesat në rritje nga ana e klubeve më të mëdha në Europë për të afruar Dembelen, puna për Barçën vështirësohet, pasi tashmë francezi ka mundësinë për t’u transferuar edhe në Premier League, madje te një prej skuadrave më në formë në “ishull”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...