Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vetëbesimi i Sadikut: Unë në stol, si një Ferrari në garazh

E ardhmja është para, por ndërkohë Sadiku bën edhe një analizë të së shkuarës, duke zbuluar se çfarë ndodhi te Legia e Varshavës, ku u transferua verën e kaluar. Batuta e fortë për të shpjeguar atë se çfarë ndodhi, por edhe për të kuptuar ambiciet e Sadikut është: “Qëndrimi im në stol ishte si të blesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh”. Sulmuesi shqiptar, që shënoi dy gola në kampionat dhe 4 në Kupë në muajt e tij në Poloni, ia dedikon rendimentin nën pritshmëritë e tij te Legia shanseve të pakta që iu dhanë në skuadrën polake, ndërsa shprehet: “U zhgënjeva që nuk pata më shumë shanse. Nuk arrita objektivin tim për sa i përket numrit të golave, por si mund ta bëja kur nuk luaja. Gjithsesi, nuk i vë faj vetes, pasi bëra gjithçka munda dhe punoja mirë në stërvitje. Erdha te Legia pa fazë përgatitore dhe tani besoj se kam punuar mirë në dimër mund të luaj më shumë”.
Sadiku nuk harron të theksojë se është i lumtur për shansin që iu dha me transferimin te Levante, ndërsa zbulon se oferta e klubit spanjoll erdhi papritur dhe gjithçka u mbyll brenda ditës. Levante do të luajë këtë fundjavë me Realin e Madridit, ndeshje për të cilën Sadiku shprehet se nuk e di nëse do të mund të debutojë në skuadrën e tij të re në përballjen me “yjet” e “Los Blancos”, por shton se edhe pse i vjen keq që te Levante nuk do të luftojë për titullin si në Poloni, nuk mund të jetë kurrsesi i penduar për vendimin që ka marrë për t’u transferuar në La Liga.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...