Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vetëm 1 pikë për Atleticon në lamtumirën e Griezmann-Godin e Juanfran!

Atletico Madrid e mbyll me një barazim 2-2 ndaj Levantes sezonin në La Liga. Diego Simeone u dha mundësinë të zhvllonin ndeshjen e fundit me fanellën e Los Colchoneros emrave të tillë si Diego Godin, Juanfran e Antoine Griezmann të cilët kanë zyrtarizuar largimin nga Atletico por asnjëri prej tyre nuk arriti të linte shenjë në këtë ndeshje. Në Ciutat de Valencia sfida nisi me dominimin e skuadrës vendase që shënoi dy gola në minutat 6 dhe 36-të me Cabaco dhe Roger duke marrë epërsinë e dyfishtë. Misioni për të marrë pikë në këtë transfertë u bë akoma edhe më i vështirë për Atleticon kur Correa u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë në minutën e 50-të. Megjithatë edhe pse me një lojtar më pak në fushë Atletico reagoi dhe gjeti dy gola të shpejtë në harkun e 11 minutave nga e 68-ta në të 79-ën me Rodrigon dhe sulmuesin e talentuar 18-vjeçar Camello. Los Colchoneros e mbyllën sezonin në vendin e 2-të, në kuotën e 76 pikëve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...