Serie A

Vetëm 22 vjeç dhe luan sezonin e gjashtë, Locatelli synon kalimin në një klub të madh

Manuel Locatelli është një nga futbollistët që po spikat te Sassuolo e Italia dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha të Serisë A, teksa edhe gjatë merkatos së kësaj vere pati interes të fortë për transferimin e tij.

Kështu siç zbulojnë mediat italiane, Andrea Pirlo kërkoi me ngulm mesfushorin 22-vjeçar, por drejtuesit e Juventusit kishin programuar blerjen e Federico Chiesës dhe situata e krijuar nga pandemia nuk u lejonte një tjetër investim të rëndësishëm.

Nga ana tjetër edhe drejtuesit e Interit negociuan gjatë për të rikthyer mesfushorin në Milano, por organika e fryrë në mesfushë dhe mungesa e shitjeve të emrave si Nainggolan, Brozovic e Vecino, bënë që gjithçka të dështonte.

Megjithatë si Interi ashtu edhe Juventusi kanë lënë të hapura negociatat me Sassuolon për të blerë kartonin e mesfushorit, që përveçse është një shkatërrues i mirëfilltë dhe mjaft pozicional, shquhet edhe për cilësitë mjaft të mira në qarkullimin e topit.

Vetë Locatelli, në një intervistë të dhënë për mediat italiane theksoi se ëndërron të luajë me një skuadër të madhe dhe pranoi se e josh ideja për të luajtur në një kompeticion si Liga e Kampionëve.

“Dua të jap maksimumin te Sassuolo dhe të punoj për t’u rritur sa më shumë, pasi ëndërroj të kthehem në një skuadër të madhe dhe të luaj në Ligën e Kampionëve. Te Sassuolo është një ambient fantastik për t’u rritur në të gjithë aspektet dhe këtë po bëj edhe unë”, u shpreh Locatelli.

Ndonëse vetëm 22-vjeçar, Locatelli po luan kampionatin e tij të 6 në Serinë A, pasi debutoi në sezonin 2015-2016 me Milanin dhe qëndroi për 3 vite te kuqezinjtë, ku luajti 63 ndeshje në total dhe shënoi edhe 2 gola.

Në verën e 2018-ës mesfushori u transferua te Sassuolo, ku deri tani numëron 68 ndeshje dhe 4 gola të shënuar, ndërsa gjatë vitit 2020 është bërë pjesë edhe e Kombëtares Italiane, me të cilën ka luajtur 4 ndeshje deri tani.

Kartoni i Locatellit vlerësohet rreth 35 milionë euro, megjithatë nëse mesfushori do të vijojë në këto nivele paraqitjeje, drejtuesit e Sassuolos mund të kërkojnë diçka më tepër gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency