Kategoria Superiore

Vetëm 3 lojtarë nën kontratë, Vllaznia është një “kantier i hapur”

Vllaznia rikthehet në superiore për t’i dhënë sharmin e duhur futbollit shqiptar. Kuqeblutë, të cilët festuan 100-vjetorin e themelimit në Kategorinë e Parë, duhet të bëjnë llogaritë me garën e egër që dhuron elita. Prej kohësh në Shkodër kanë filluar t’u bien kambanave të alarmit, pasi nevojitet një skuadër kompetitive, në mënyrë që mbijetesa të mos diskutohet më.

Drejtuesit kanë nisur të mendojnë për merkaton, ndërkohë që projekti i Vllaznisë së Superiores nis nga Erdenis Gurishta, Silvio Zogaj dhe Ardit Krymi, tre futbollistët nën kontratë me klubin.

Mosha, por dhe cilësitë e tyre, kanë bërë që projekti të nisë pikërisht aty, me lojtarët që janë të vetmit nën kontratë tek kuqeblutë. Pjesa tjetër e skuadrës është pothuajse e njëjtë me atë të dy viteve më parë, kur djepi i futbollit shkodran përjetoi mes lotëve dramën e rënies një kategori më poshtë.

Vllaznia e nisi edicionin nën drejtimin e Hasan Likës, i cili u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas ishte Agim Canaj që mbylli edicionin nën drejtimin e shkodranëve.

Gjithashtu pjesë e skuadrës ishin një sërë emrash të njohur në futbollin shqiptar si Lika, Bardulla apo edhe Tafili, të cilët qëndruan për të ringritur Vllazninë në elitë.

Vera pritet të shoqërohet me një revolucion në Shkodër, pasi drejtuesit kanë premtuar për një Vllazni kompetitive, e aftë të rikthejë publikun e zjarrtë në shkallët e “Loro Boriçit”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency