Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Vetëm Atletico ime pa asnjë penallti pro”, Simeone kundër VAR-it

Atletico Madrid ngeci në një barazim 1-1 përballë Getafes në “Wanda Metropolitana”. Djemtë e Diego Simeones e kryesuan sfidën deri shtatë minuta nga fundi, por një penallti u dhuroi miqve pikën e artë.

Trajneri argjentinas analizoi performancën e djemve të tij, ndërkohë që në prononcimin pas ndeshjes nuk i kurseu shigjetimet ndaj teknologjisë VAR.

Kaluam në avantazh pas shumë vuajtjeve dhe tentuam me çdo mënyrë të dyfishonim. Skuadra luajti ndeshjen që kishim përgatitur, por në futboll ekzistojnë edhe rrethanat.

Na u akordua një penallti kundër pas një aksioni që nuk na rrezikonte aspak. Duhet të përmirësohemi, por skuadra po gjen identitetin që kërkojmë.

Episodet nuk na favorizuan. Mungoi një karton i dytë i verdhë dhe një penallti për ne në rastin e ndërhyrjes së Djene ndaj Moratës.

Jemi e vetmja skuadër e La Liga-s që nuk ka përfituar kurrë një penallti në favor gjatë këtij sezoni…

Që prej kur është futur VAR-i, nuk dihet me siguri nëse një gol është i rregullt apo jo. Teknologjia është një instrument që nuk më pëlqen aspak”, u shpreh Simeone.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...