Elche ka ndërruar sërish trajner. Skuadra nga Valencia po zhvillon një kampionat për t’u harruar dhe renditet në vendin e fundit në La Liga.
Vetëm dy fitore në 26 javë kampionat dhe plot 14 pikë larg zonës së shpëtimit. Vetëm matematika mban Elchen në elitë.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Pablo Machin pas humbjes 2-0 kundër Real Sociedad në transfertë.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Ky i fundit qëndronte në stol prej 17 nëntorit të vitit të kaluar. Edhe pse drejtoi Elchen në 14 ndeshje, 47-vjeçari nuk ia doli të kishte sukses.
Elche luan sfidën e radhës në shtëpi ndaj Barcelonës. Katalanasit siguruan një fitore të madhe në El Clasicos dhe kryesojnë kampionatin me 12 pikë mbi Realin e Madridit.
