Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vetëm dy fitore në fazën e tretë, rreziku i rënies real për Kamzën

Pas dy fazave të para me paraqitje dhe rezultate mbresëlënëse, kur të gjithë e shikonin si kandidate për kupat e Europës, drejtuesit e Kamzës dhe stafi teknik predikonin qetësi dhe kërkonin që ekipi t’i përmbahej objektivit fillestar: mbijetesës. Synimi ishte të kalohej sa më shpejt kuota e 40 pikëve, kufiri virtual për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve. Qëndrimi ishte i drejtë, edhe sepse në fazën e tretë gara u vështirësua dhe arritja e rezultateve nuk ishte aspak e lehtë.

Këtë e tregon ecuria e skuadrës së drejtuar nga Ndreu, që në nëntë ndeshje koleksionoi vetëm dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje. Rezultate larg atyre të regjistruara në gjysmën e parë të kampionatit dhe me rrezikun e rënies nga kategoria që tashmë është kthyer në kërcënim real. Vendi i shtatë dhe 34 pikët e grumbulluara bëjnë që te Kamza askush të mos këtë luksin të qëndrojë i qetë. Tanimë Vllaznia është vetëm 4 pikë larg, ndërsa diferenca nga Teuta e zonës së rënies është ngushtuar me 5 pikë.

Me vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit skuadra është përfshirë drejtë për drejtë në vborbullën e mbijetesës, ndërsa përveç garës me rivalët direktë, i duhet të luftojë edhe me goditjen e fortë psikologjike. Ambienti kërkon një shkundje, ndërsa kalendari nuk ia lehtëson misionin Kamzës, që e nis fazën e katërt të Kategorisë Superiore me dy prej përballjeve më të vështira në letër, dueli në shtëpi me Kukësin dhe transferta në Korçë me Skënderbeun. Mungesa e rezultateve edhe në këto sfida mund të rezultojë fatale në sprintin final të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...