Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Vetëm Messi më i mirë se Fernandes”, ish-kapiteni i United: Duhet edhe Eriksen!

Bruno Fernandes është një nga lojtarët kryesorë të Manchester United me luzitanin që edhe në këtë sezon, ia ka dalë të furnizojë shokët me asiste duke regjistruar 13 të tillë në të gjithë kompeticionet. Aftësitë krijuese të 28-vjeçarit janë një nga arsyet pse “Djajtë e Kuq” e transferuan Brunon në janarin e vitit 2020 nga Sportingu i Lisbonës për shifrën e 63 milionë eurove.

Pavarësisht se ndaj fantazistit nuk kanë munguar edhe kritikat, së fundmi një opinionin tejet pozitiv vjen për Fernandes nga një legjendë e Manchester United si Rio Ferdinand. Ish-kapiteni i skuadrës angleze thekson se sa i takon krijimtarisë në fushë, vetëm Lionel Messi është më mirë se luzitani.

Lexo edhe:

“Pasimet dhe sidomos ato pasimet filtruese i ka fantastike. Fernandes krijon shumë mundësi shënimi për shokët e skuadrës, ka statistika të shkëlqyera. Mendoj se në këtë pjesë, vetëm Lionel Messi është më mirë se Fernandes.

Nuk dua të them që është në të njëjtin nivel me Messin sepse është e qartë që nuk është, por sa i takon asisteve dhe pjesëmarrjes në aksionet e golave, vetëm argjentinasi është më mirë se Bruno. Megjithatë, mendoj se Fernandes i duhet edhe Eriksen në fushë për të dhënë më të mirën sepse të dy merren vesh shumë mirë dhe ia dalin të kombinojnë”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...