Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vetëm pak orë para derbit, Partizani mbush arkat!

Lajme të mira për Partizanin vetëm pak orë përpara derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Selman Stërmasi. Klubi i kuq ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook se tashmë ka një sponsor të ri. Bëhet fjalë për kompaninë MCN që do të jetë sponsori i përgjithshëm i Partizanit deri në fund të këtij sezoni. Përveç rezultateve në fushë ku objektiv kryesor është titulli kampion, Partizani në këtë sezon synon të mbushë edhe arkat. Ja postimi i plotë i klubit të kuq në lidhje me sponsorin e ri.

“MCN do të jetë deri në fund të sezonit sponsori i përgjithshëm i Klubit me mundësi zgjatje të afatit kontraktual. MCN tashmë do të jetë një prej partnerëve kryesor të Klubit jo vetëm për aktivitetet kombëtare në vend, por edhe në kompeticionet evropiane. MCN është një shoqëri shqiptare e fushës së internetit, pionere e teknologjive online, me suksese të shumta ndër të cilat shquhen platforma e parë OTT për streaming online, e para me sistemet e monitorimit të lojërave (prej 2012) dhe lider në platformat e marketingut digjital. Ky bashkëpunim i MCN dhe FK Partizani është një tregues i besimit të ndërsjellë mes kompanisë dhe ekipit. Mbështetja ndaj kësaj skuadre vjen si rrjedhojë e besimit të plotë në suksesin e Partizanit dhe në përfaqësimin e denjë brenda dhe jashtë vendit. MCN do të mbështesë Klubin në vijimësi të projekteve të tij, duke qenë tashmë partner edhe në sport”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...