Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vetëm pesë minuta, kaq ka zgjatur një ndeshje futbolli në argjentinë

Vetëm 5 minuta dhe jo më shumë. Kaq ka zgjatur një ndeshje futbolli në argjentinë, e cuditshme, por është e vertetë. Tre minuta pjesa e parë dhe vetëm dy, fraksioni i dytë i lojës. Ky është takimi më i shkurtër i lujatur ndonjëherë në historinë e këtij sporti, me fundin që i dhuroi skuadrës së Deportivo Riestra, ngjitjen një kategori më sipër në futbollin e këtij vendi. Shkaku se përse është luajtur kaq pak është pas një vendimi të marrë nga ana e Federatës së futbollit Argjentinas. Ky vendim është dhënë pasi më 23 korrik në takimin mes  Deportivo Riestra dhe Comunicaciones deri në atë moment ishte 2-0 në favor të Riestra, tifozë të ekipit kundërshtarë, pesë minuta nga fundi i lojës, janë futur në fushën e blertë dhe i kanë sulmuar ata. Episod ky që shihet shpesh në futbollin argjentinas.

Përballja është luajtur me dyer të mbyllura për të shmangur incidente të tjera dhe sipas asaj që raportojnë mediat, për të parë minutat e ndjekura, televizonet me pagesë kanë patur audiencë shumë të lartë, me 4.3% share. Shifër e lartë kjo për një televizion  me pagesë. Në pesë minuta aty ndodhi gjithcka si të ishte një ndeshje e zakonshme, 22 futbollistë në fushë, pati faulle, pozicion jashtë loje, raste shënimi nga ana e Comunicaciones, por në fund ata që e panë veten triumfues ishin futbollistët e  Deportivo Riestra.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...