Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Veterani” i mesfushës zyrtarizon largimin nga United: Iki në fund të sezonit

Nemanja Matic do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Me anë të një postimi në Instagram, mesfushori 33-vjeçar ka lajmëruar fansat për fundin e aventurës së tij në “Old Trafford”.

Pasi u mendova gjatë, vendosa që ky të jetë sezoni im i fundit me Manchester United. Kam njoftuar drejtuesit, trajnerin dhe shokët e skuadrës për vendimin tim.

Ka qenë nder dhe privilegj i madh për mua të luaja për këtë klub të madh. Një falënderim i madh shkon për tifozët për mbështetjen e tyre të palëkundur. Do të jap gjithçka nga vetja deri në ndeshjen e fundit”, shkruan Matic.

Lojtari ballkanas u transferua në vitin 2017 nga Chelsea te Manchester United, ekip me të cilin humbi një finale të FA Cup (2018) dhe Europa League (2021), ndërkohë që realizoi katër gola në 183 ndeshje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...