Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Veterani portugez largohet nga klubi turk, Muçi e Rashica me trajner të ri

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1) në shtëpi ndaj Samsunsporit, rezultat ky që e rriti në pesë numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme pa fitore në Superligën turke. Më parë, Beshiktashi kishte barazuar me Basaksehirin dhe kishte humbur nga skuadra të tilla si Antalyaspor, Gaziantep dhe Galatasaray.

Fernando Santos mbërriti te Beshiktasi në fillim të janarit dhe largohet nga “Shqiponjat e Zeza” pas 16 ndeshjesh, në të cilat shënoi 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Ish-trajneri i Portugalisë dhe Polonisë e lë ekipin në vendin e 4-t në kampionat, në një kohë kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje.

Lexo edhe:

Serdar Topraktepe do të jetë trajneri i përkohshëm i Beshiktas deri në fund të sezonit. Kujtojmë që në skuadrën turke luajne Ernest Muçi dhe Milot Rashica, që u aktivizuan titullar edhe në ndeshjen e fundit, por pa mundur të realizojnë.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...