Formula 1

Vettel, debutim spektakolar me Ferrarin e ri

Në ditën e dytë të testeve zyrtare, para fillimit të sezonit, në Montmelo të Barcelonës, ka dominuar Sebastian Vettel me Ferrarin e tij.

Piloti gjerman ka zbritur në pistë për herë të parë sot, me Ferrarin e ri SF71H, dhe menjëherë ka regjistruar kohën më të mirë 1’19”673.

Menjëherë pas tij u rendit finlandezi i Mercedesit, Valteri Bottas me kohën 1’19”976, ndërsa kohën e 3-të më të mirë e regjistroi piloti i McLarenit, Vandoorne.

Në orët e pasdites, në qytet janë intensifikuar reshjet e dëborës, duke vënë në rrezik zhvillimin e ditës së 3-të të testeve zyrtare.

To Top