Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel fantastik në Silverstone, Hamilton e Raikkonen kompletojnë podiumin

Në shtëpinë e Lewis Hamilton feston Sebastian Vettel. Piloti gjerman i Ferrarit triumfoi në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe duke fituar akoma edhe më shumë terren ndaj anglezit të Mercedes në krye të klasifikimit të përgjithshëm. I nisur nga vendi i dytë Vettel bëri një punë të shkëlqyer në xhirot e fundit duke parakaluar Valteri Bottas për të marë kryesimin e garës. Finlandezi i Mercedes e mbylli garën i 4-ti sepse u parakalua edhe nga shoku i skuadrës Hamilton( ndoshta me urdhër të Totto Wolf, shefit të Mercedes) por edhe nga Raikkonen që me gomat e reja të buta ishte shumë më i shpejtë se bashkëkombasi i tij me Kimin që u ngjit në podium. Nisi në mënyrë spektakolare gara e Silverstone me Raikkonen që goditi Hamilton dhe u ndëshkua me një penallti prej 10 sekondash. Megjithatë më e bukura e garës ishte ruajtur për në fund ku fillimisht prej përplasjes së Ericcson dhe më pas prej aksidentit të frikshme mes Grosjean e Sainz hyri në pistë në dy raste makina e sigurisë Safety Car.

Dy makinat Ferrari përfituan duke hyrë në pit stop për të vendosur gomat e buta ndërkohë që drejtuesit e Mercedes gabuan në strategji duke mbajtur në pistë Bottas dhe Hamilton me gomat e mesme. Me gomat e reja Vettel dhe Raikkonen ishin dukshëm më të shpejtë me gjermanin që i mori vendin e parë Bottas që kryesonte deri në ato momente dhe ferraristin tjetër që u ngjit në vendin e tretë. Një garë fantastike zhvilloi edhe Lewis Hamilton të gjithën në malore me kampionin në fuqi të botës që pas goditjes që mori nga Raikkonen në kthesat e para përfundoi i fundit për t’iu gëzuar në fund vendit të dytë në garën e shtëpisë që e mban vetëm 8 pikë larg nga Vettel që kryeson klasifikimin e përgjithshëm. Gara për titull është më e nxehtë se kurrë dhe parashikohet spektakolare deri në fund.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...