Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel fiton në Kanada, gjermani sërish lider i Botërorit

Sebastian Vettel rikthehet te fitorja në Formula 1 pas 4 garash. Piloti gjerman i Ferrarit dominoi Çmimin e Madh të Kanadasë duke regjistruar suksesin e 3-të në këtë sezon dhe duke rimarrë kreun në klasifikimin e përgjithshëm pasi përfitoi nga fakti që rivali i tij i madh në garën për titull Lewis Hamilton u rendit i 5-ti në pistën e Montreal me Vettel që rikuperoi plot 15 pikë ndaj anglezit dhe tashmë kryeson renditjen me një pikë më shumë se piloti i Mercedes. Nuk kishte rivalë gjermani i Ferrarit në cirkuitin Gilles Villenueve me Vettel që kryesoi garën nga fillimi deri në fund. Në vendin u rendit finlandezi Valteri Bottas ndërsa podiumi u kompletua nga Max Verstappen që gjithashtu bëri një garë shumë të mirë në Kanada. Vetëm vendi i 4-ët për fituesin e garës së kaluar në Monaco, australianin Daniel Ricciardo, ndërsa Lewis Hamilton bëri një gabim në xhirot e para dhe e mbylli garën në vendin e 5-të duke humbur kreun e klasifikimit të përgjithshëm. Një garë të dobët zhvilloi edhe Kimi Raikkonen që u rendit i 6-ti. 10-shja e parë në Kanada u kompletua nga Nico Hulkenberg, Carlos Sainz Jr, Esteban Ocon dhe Charles Leclerc.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...