Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vettel i dorëzuar, Lauda “thumbon” Ferrarin

Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme Cmimi i Madh i Japonisë në Formula 1 për Sebastian Vettel. Tashmë piloti gjerman i “Kokëkuqes” është i dorëzuar edhe në garën për titullin botëror, pasi diferenca më Hamilton është 59 pikë, kur kanë mbetur edhe katër cmime të mëdha deri në fund të botërorit.

“Nuk ishte dita jonë. Patëm një problem të vogël, që na shkaktoi një tjetër më të madh. Botërori? Nuk duhet të jesh një gjeni në matematikë për të kuptuar që është shumë e vështirë. Kemi kaluar disa javë shumë të vështira, tani do të kthehemi në shtëpi për të pushuar. Mund të bëjmë mirë në katër garat e mbetura. E diela nisi keq ende pa startuar gara. E kuptova që në fillim që kisha probleme dhe u mundova që të qëndroja në garë, por nuk mund të bëja asgjë.”

Gjithsesi Maurizio Arrivabene nuk dëshiron të ngrejë flamurin e bardhë. Sipas drejtuesit të Ferrarit ende nuk është mbyllur gjithcka, pasi në lojë janë edhe shumë pikë. Nuk e kursen ironinë presidenti joekzekutiv i Mercedesit Niki Lauda, i cili u shpreh: “Ferrari është në zemrën time, por sot u paraqit shumë keq.”

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...