Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel ironizon presidentin e Italisë: Po shkon 100 vjeç, vështirë të heqë dorë nga këto gjëra

Spektakli ajror në Çmimin e Madh të Italisë është bërë traditë prej disa vitesh në Formula 1. Mirëpo si pjesë e fushatës për një qëndrim më miqësore ndaj mjedisit (synimi është minimizimi i emetimeve të karbonit), organizatorët e garës më të ndjekur të automobilizmit i ndaluan fluturimet e avionëve para nisjes së garave.

Megjithatë, të dielën, në Monza, “Shigjetat Trengjyrëshe” bënë dy fluturime përpara fillimit të garës, shfaqje që ish piloti i Ferrrit, gjermani Sebastian Vettel pretendon se u kërkua nga presidenti i Italisë, Matarella.

I pyetur nga Autosport nëse mendonte se pista e Monzës duhej ruajtur edhe në kalendarët e ardhshëm të F1, katër herë kampioni i botës shfrytëzoi rastin për të ironizuar fluturimet festive.

“Shpresoj se po dhe shpresoj që ata të ndalojnë së kryeri fluturimet. Kam dëgjuar se presidenti (Matarella) ka këmbëngulur që të bëheshin fluturimet. Ai është rreth 100 vjeç, kështu që ndoshta është e vështirë për të që të heqë dorë nga këto lloj gjërash që tregojnë egoizëm.

Por, po, mendoj se duhet të qëndrojë në kalendar. Është një cirkuit i mrekullueshëm, ka një atmosferë të shkëlqyer.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...