Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel: Jam sportist, nuk jam i famshëm

Pas fitores në Çmimin e Madh të Britanisë në pistën e Silverston, Sebastian Vettel tregon diferencat që janë mes tij dhe pilotit të Mercedes, Lewis Hamilton si në pistë ashtu edhe jashtë saj.

Në të vërtetë, ndërsa Lewis Hamilton është gjithnjë në faqet e para të medias për festat apo eventet e tjera mondane, gjermani i Ferrarit bën një jetë më të qetë dhe larg projektorëve, diçka për të cilën është kritikuar edhe në të kaluarën, por që atij nuk i ka bërë përshtypje.

“Unë jam sportist dhe jo person i famshëm”, tha Vettel në një intervistë për median britanike. “Kështu që kur shoh që personat me njohin, kur shkoj gjëkundi, mendoj se janë të interesuar për sportin dhe jo për modelin tim të flokëve, këpucëve që kam veshur e budallallëqe të tilla. Për mua gjëja më normale është të jem normal”.

Vettel shtoi se njerëzit do të habiteshin nga kjo, pasi sipas tij janë të shumtë ata që mendojnë se pilotët janë të gjithë plot adrenalinë. Vettel theksoi se është e nevojshme që të ruhet qetësia, pasi gjatë drejtimit të makinës duhet përqendrimi maksimal, megjithatë kjo nuk e ndalon gjermanin të ndjejë emocione e adrenalinën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...