Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel letër Ferrarit: Të bashkuar për të fituar

Fundi i vitit është një periudhë kur të gjithë bëjnë bilancet dhe japin urimet e tyre për vitin pasardhës.

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka bërë diçka të ngjashme, teksa ka publikuar një letër drejtuar skuadrës së tij. Ai e ka bërë të qartë objektivin për vitin 2019, që është padyshim fitorja e kampionatit të Formulës 1.

“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka. Edhe pse nuk arritëm dot të sjellim titullin botëror në Maranello, mund ta themi me zë të lartë që dhamë maksimumin, e duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duhet të përveshim mëngët, të përpiqemi të komunikojmë më mirë mes nesh, me besim e vlerësim reciprok. Të ndihmojmë njëri-tjetrin për gjithçka. Vetëm duke punuar si një skuadër e fortë dhe e bashkuar mund ta bëjmë hapin tjetër”, shkruan Vettel në letrën e tij.

Në letrën e tij, Vettel bëri edhe një premtim personal, që ka të bëjë pikërisht me objektivin e “kokëkuqes” italiane.

“Ju premtoj se për vitin 2019 do të jap gjithçka mundem për të arritur objektivin tonë madhor”, vijon letra e Vettel. “Ju uroj të gjithëve më të mirat e faleminderit shumë, Sebastian!”.

Pas një faze të parë shumë të mirë të sezonit 2018 në Formulën 1, Sebastian Vettel humbi shumë terren kundrejt rivalit Leëis Hamilton në pjesën e dytë të tij, e në fund u mposht sërish nga britaniku, që siguroi titullin e pestë për pilotë në karrier

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...