Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel: Mercedesi shumë i shpejtë, por shpresojmë te kualifikueset

Provat e lira të zhvilluara sot në Japoni, ku do të mbahet Çmimi i Madh i Suzukës ditën e diel, treguan edhe njëherë se Lewis Hamilton me Mercedesin e tij janë duke shkuar drejt titullit kampion të radhës.

Kjo pasi makina e britanikut vendosi kohën më të shpejtë, duke vënë nën presion rivalin e tij, gjermanin Vettel, që kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi, e sheh veten 50 pikë pas pilotit të Mercedesit.

Vetë Vettel e pranoi pas provave të lira se makina e Hamiltonit ishte shumë e shpejtë dhe se do të jetë e vështirë që të arrijë “Pole position-in” në Suzuka, teksa foli edhe për gjendjen e makinës së tij.

“Jam i kënaqur nga paraqitja e makinës, pasi ishte një ditë e qetë në krahasim me garat e tjera. Gjithsesi nuk jemi shumë të shpejtë dhe do të duhet të punojmë shumë, që të japim maksimumin në provat kualifikuese. Nëse Mercedesi do të jetë kaq i shpejtë sa këtë të premte, do të jetë e vështirë për ‘pole position’-in”, tha Sebastian Vettel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...