Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel në Milano: Ndihem italian, me Ferrarin fitojmë sërish

Mijëra tifozë kishin mbërritur në Milano për të parë paradën e makinave të Formulës 1, të cilat do të garojnë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Italisë, në Monza.

Natyrisht që idhulli i tyre është pikërisht njëvendëshja italiane, Ferrari, e cila drejtohet në gara nga një pilot gjerman si Sebastian Vettel dhe një finlandez si Kimi Raikkonen.

Pasi ka bërë xhiron përshëndetëse, gjermani Vettel ka folur edhe për tifozët e shumtë të Ferrarit, të cilëve u ka premtuar një tjetër fundjavë të bukur dhe emocionuese, pas asaj të Belgjikës.

“Kemi një makinë të shkëlqyer dhe në Monza do të tentojmë një tjetër triumf. Kjo makinë më pëlqen shumë, pasi është e shpejtë dhe të jep mundësinë e një përfaqësimi dinjitoz. Synojmë titullin kampion, por jemi në rrugën e mbarë dhe nëse nuk ia dalim këtë sezon, do ta arrijmë në atë pasardhës”, deklaroi piloti gjerman.

Ndonëse është gjerman, Vettel ndihet i italianizuar tashmë, ndërsa për garën e Monzës ka thënë se shpreson në një rezultat të mirë edhe nga shoku i skuadrës, për të ndihmuar Ferrarin në titullin për konstruktorë.

“Jam gjerman, por më pëlqen të drejtoj Ferrarin. Për më tepër, kam ngrënë shumë pica dhe akullore, ndaj ndihem italian. Shpresoj që në Monza edhe Kimi të ketë fat dhe të marrë një rezultat të mirë, për Ferrarin dhe për të gjithë ju”, tha Vettel gjatë përshëndetjes me tifozët e kokëkuqes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...