Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel optimist: Na pret një garë e gjatë, shpresoj ta mbaroj i pari

Sebastian Vettel do të niset i treti në garën e sotme në Sochi të Rusisë, por do të synojë ta mbyllë i pari, për të filluar rikuperimin ndaj kampionit në fuqi Lewis Hamilton, në renditjen për pilotë.

Gjermani i Ferrarit pranoi se mund të kishte bërë më mirë në kualifikuese, teksa paralajmëroi se sot do të jetë një garë e gjatë dhe e mbushur me emocione, ku vetë ai do të synojë të marrë maksimumin.

“Mund të kisha bërë më mirë në prova, por nuk doja të rrezikoja dhe të penalizohesha, siç më ka ndodhur në disa raste. Megjithatë edhe nisja nga vendi i tretë është e mirë dhe besoj se do të bëjmë një garë të mirë. Kam një makinë konkurruese dhe sot na pret një garë e gjatë e emocionuese, por shpresoj që në fund ta mbyll i pari”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit.

Në garën e sotme në Sochi do të jetë pikërisht finlandezi i Mercedesit, Vaslteri Bottas ai që do të niset i pari, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës dhe kampioni në fuqi i botës, britaniku Hamilton. Makinat Ferrari do të nisen pas tyre me Vettel në vendin e tretë dhe Raikkonen në të katërtin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...