Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel optimist për titullin: Kam makinë konkurruese, na duhet pak fat

Sebastian Vettel e nisi sezonin ne synimin për të marrë revanshin ndaj pilotit britanik të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe për të fituar titullin kampion bote në Formula 1 me Ferrarin.

Por kur kanë përfunduar pjesa më e madhe e garave, gjermani është ndjeshëm i shkëputur nga kampioni në fuqi i botës dhe ka komplikuar ndjeshëm rrugën drejt triumfit në garat e shpejtësisë.

Vetë Vettel gjithsesi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreh besim maksimal te makina që ka në dispozicion, ndërsa thekson se për të fituar titullin, ka nevojë edhe për pak fat.

“Do të synojmë të rikthehemi në garë, duke filluar që nga Çmimi i Madh i radhës. Nuk dorëzohem, pasi kam një makinë shumë konkurruese, që të jep mundësinë të fitosh gara. Është shumë e rëndësishme që të mos humbim toruan në këto momente dhe të garojmë me përqendrim, ndërsa kuptohet që për të rikuperuar distancën nga Lewis, ka nevojë edhe për pak fat”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...